Në përvjetorin e rënies nderohet vepra e heroit Kadri Zeka

18 Janar, 2021

Drejtues të  Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, me rastin e 39 vjetorit të rënies heroike  të  Kadri Zekës,  kanë nderuar veprën e atdhetarit emrin e të cilit e mban Universiteti  ynë “Kadri Zeka”.

Sekreatari i Përgjithshëm Vaxhid Sadriu dhe Fitore Malaj, Drejtoreshë e zyrës për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, kanë marrë pjesë në Akademinë e Flakës së Janarit 2021 e cila këtë vit i kushtohet atdhetarit Kadri Zeka.

Për përvjetorin e 39 të rënies së Kadri Zekës,  Rektori  i Universitetit Prof. Asoc. Dr. Bajram  Kosumi, ka përkujtuar veprën madhore të heroit, duke thënë se me krenari do ta kujtojmë gjithmonë atdhetarin Kadri Zeka dhe të gjithë heronjët e tjerë,  të cilët punuan për lirinë e vendit tonë të cilën ne po e gëzojmë sot e që po e ndërtojmë për çdo ditë. Do të vazhdojmë të punojmë për një qëllim, për një atdhe e për një komb, kjo është edhe porosia e jetës dhe veprës së atdhetarit Kadri Zeka të cilin nuk do ta harrojmë kurrë, ka thënë pos tjerash Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”.

17 janari i vitit 1982, ishte dita kur u vranë mizorisht Kadri Zeka dhe vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Atentati mbi  heronjtë ,  Kadri Zeka dhe dy vëllezërit Gërvalla, ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.