Në UKZ do të fillojnë aktivitetet e projektit “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student”

UKZ do të fillojnë  aktivitetet në implementimin e projektit,  “Zhvillimi i  qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student” (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center / SMAHPC).

Ky është një projekt i financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus +, ku koordinator i projektit është Kolegji Heimerer dhe marrin pjesë  9 partner, prej tyre 2 nga Finlada dhe 1 nga  Turqia.

Fillimet e projektit, Kickoffmeeting, do te zhvillohen ne Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku pjesëmarrës do të jenë të gjithë partnerët.

Këto aktivitete do të zhvillohen prej datës 21 deri më 25 janar 2019, nga ora 10:00-15:00.

Projekti “Zhvillimi i  qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student” (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center / SMAHPC),  adreson nevojën e madhe për shëndetësi apo rehabilitim cilësor në Kosovë. Niveli relativisht i dobët i cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve shëndetësore në Kosovë është një problem që trajtohet në mënyrë të pamjaftueshme dhe joadekuate nga programet aktuale kombëtare, strategjitë dhe makro-politikat. Këto të fundit reflektojnë vetëm pjesërisht nevojat e shoqërisë kosovare, veçanërisht grupet e cenueshme. Përveç kësaj, kostoja relativisht e lartë e shërbimeve shëndetësore paraqet një sfidë të rëndësishme në rrezikimin e mbijetesës së përgjithshme të pacientëve dhe familjeve të tyre

Qëndrueshmëria e këtij projekti rrjedh nga nevoja e madhe për shërbime (më të mira) arsimore dhe shëndetësore / rehabilituese (më të mira). Me anë të këtij projekti parashihet përfshirja e studentëve, stafit në krijimin dhe zhvillimin e qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore në vendet partnere.

Projekti do te zgjasë 3 vite.