Në UKZ do të mbahet ligjëratë në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë

Të dashur studentë, të nderuar staf akademik dhe administrativ, Banka Qendrore e Republikës se Kosovës, në kuadër të Javës së Parasë, do të organizoj ligjëratë në Universitetin “”Kadri Zeka” në Gjilan.

Ligjërata  me temën: “Roli dhe funksionet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës” do të mbahet nga z. Nexhat Miftari , Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve në BQK.

Qëllimi i këtij organizimi  me moton: “Mëso, Kurse, Fito”, është të nxisë ndërgjegjësim më të gjerë dhe të kuptuarit mbi nevojën për arsimim më të mirë financiar dhe përmirësimin e edukimit financiar.

 

Ligjërata do të  mbahet  ditën e Enjte, 15 mars 2018 prej orës 11:00, në sallën A 34.

 

Ju mirëpresim!