Në UKZ do të mbahet takim informuese me temë çështjet e migracionit

14 Nëntor, 2017

Me qëllimi të parandalimit të  migrimit të parregullt GIZ organizon takim informues dhe diskutues për çështje të migracionit, si dhe jep  informata te sakta se çfarë është migrimi i rregullt. Po ashtu, nga DIMAK (German Information Centre for Migration, Vocational Training & Careerdo) program i GIZ-it, do të prezantohet qasja e Gjermanisë për menaxhimin efektiv me te interesuarit për migracion të  rregullt.

Në panel do të flasin përfaqësues nga institucionet përgjegjëse  për  menaxhimin e çështjeve të migracionit, Ministra, Zëvendës Ministra, Drejtor te Departamenteve, Ambasador apo të emëruar Shefa të Misioneve Diplomatike, Ekspert të  çështjeve të migracionit nga Austria, Belgjika dhe Holanda, Përfaqësues të projektit DIMAK në Kosovë.

Pas prezantimit të  panelistëve, diskutimi do të jetë i hapur për pyetje të qytetarëve të pranishëm në audiencë.

Organizimi mbahet të enjten, më 16.11.2017 ora 15:00, salla A34.