Në UKZ do të qëndrojë një studiues amerikan

12 Nëntor, 2019

Si rezultat i punës së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe sukseseve të Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, këto ditë do të vijë  një Profesor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Profesori që është një studiues i Programit Fulbright të SHBA-së , do të qëndrojë në UKZ  3-5 ditë, me ekspertizë të caktuar për ligjërimin, konsultimin ose ofrimin e ndonjë ndihme tjetër në një fushë të caktuar .

Nëse jeni të interesuar, ju lutemi, paraqisni një kërkesë me një përshkrim të shkurtër se çfarë dëshironi të paraqes studiuesi nga SHBA.

Kërkesat tuaja do të rishikohen pasi të arrijnë në një bazë lëvizëse.

E gjithë kjo është  falë bashkëpunimit që Universiteti  “Kadri Zeka” në Gjilan ka me Ambasadën Amerikane në Kosovë dhe programet e saj, respektivisht programin Fulbright.