Në UKZ do të qëndrojnë në një vizitë zyrtare një delegacion nga Universiteti PH Zug Zvicër

2 Shtator, 2022

Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka me Universitetin e Zug (PH Zug) në Zvicër, si pjesë e këtij bashkëpunimi janë edhe vizitat e ndërsjella të menaxhmentit të dy universiteteve, stafit si dhe shkëmbimi i studentëve.

Javën e ardhshme, 04.09.2022 – 08.09.2022, do të qëndrojnë në UKZ Rektorja e Universitetit PH Zug Prof. Dr. Esther Kamm, me bashkëpunëtor.

Rektorja e PH Zug nga Zvicra Prof. Dr. Esther Kamm, me bashkëpunëtorët Prof. Dr. Clemens Diesbergen, Prof. Marcus Buesberger dhe Mr. Patrick Pfeuffer do te ketë takim me Rektorin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe stafin tjerë drejtues të UKZ, pastaj do të ketë takim me Dekanin e Fakultetit të Edukimit Prof. Asoc. Merxhan Avdyli, profesorë, asistentë dhe studentë të Fakultetit të Edukimit, student Alumni të mobilitetit në PH Zug dhe student tjerë të cilët do të jenë pjesë e mobilitetit në vitin 2022. Gjatë këtij takimi do të diskutohet për sistemin e arsimit në Kosovë, për bashkëpunimin e ardhshëm, idetë dhe planet e reja.

Më pas do të organizohet punëtori ku do të ketë ligjëratë nga Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu Hyseni me temë “Situata me pandeminë Covid 19 dhe ndikimi i teknologjisë në jetën tonë”, pastaj ligjëratë nga Prof. Ass. Dr. Kastriot Dermaku me temën “Si e trajtoi UKZ mësimin online në shifra”, Mr. Valon Syla udhëheqës i zyrës së IT-së në UKZ do të prezantojë shifrat e mësimdhënies online në UKZ gjatë kohës së pandemisë, si dhe në ndërkohë do të diskutohet shkëmbimi i eksperiencave mes UKZ-së dhe PH Zug.

Përfaqësuesit nga PH Zug dhe nga UKZ do të kenë një takim me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, do të vizitojnë Shkollën Fillore “Selami Hallaqi” ku do të takohen me drejtorin z. Florim Maloku dhe mësimdhënësit e shkollës dhe po ashtu do të ketë vizitë edhe në Shkollën Fillore “Musa Zajmi”, do të takohen me drejtorin z. Ramadan Dërmaku dhe mësimdhënësit e shkollës, për të diskutuar rreth punës së mësimdhënies që bëhet nëpër ato shkolla.

Pas këtyre vizitave, do të realizohet edhe Më pas do të mbahet tryezë e rrumbullakët ku nga përfaqësuesit e PH Zug dhe stafi i Fakultetit të Edukimit, Fitore Malaj Avdyli Drejtoreshë e zyrës për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi, studentë të UKZ-së, do te diskutohet rreth shkëmbimit të përvojave për aspektet pedagogjike të mësimdhënies në Fakultetin e Edukimit, metodologjinë e Mësimdhënies, se si mësohet matematika në UKZ dhe PH ZUG, rreth sigurimit të cilësisë në UKZ, etj..

Delegacioni nga PH Zug po ashtu do të ketë takim një darkë pune, në të cilën janë ftuar të merrni pjesë kryetarë tw komunave Gjilan, Kamenicë, Viti si dhe biznesmenët shqiptar në Gjilan, të cilët janë kthyer nga Zvicra për të investuar në Kosovë.Po ashtu, i ftuar special është Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Thomas Kolly.

Delegacioni nga Universiteti PH Zug, do të vizitojë Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, qytetin e vjetër të Prizrenit, Monumentin e NEË BORN-it, Monumentin e Heroinës, Katedralen në Prishtinë, etj.