Në UKZ është mbajtur testi TOEFEL ITP

12 Maj, 2019

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan është mbajtur testi TOEFEL ITP, e organizuar nga STA, derisa është ndihmuar nga zyrtarja për  Marrëdhënie me Jashtë në UKZ, Luljete Berisha që njëherësh është edhe koordinatore e UKZ-së për testim.

Testi ndërkombëtar për Gjuhët e huaja që organizohet në UKZ, ka për qëllim t’ju mundësojë  të gjithë studentëve që dëshirojnë  të studiojnë në studimet Master, e të cilët duhet patjetër ta kenë testin e dhënë para se të pranohen në këto studime, e gjithë kjo, sipas Udhëzimit Administrativ të MASHT Nr. 03/2018.