Në UKZ është mbajtur punëtori për prezantimin e Manualit për Akreditim

14 Janar, 2019

Me qëllim të rishikimit dhe promovimit të  udhëzuesve të akreditimit për Institucionet e Arsimit të Lartë, sipas standardeve dhe udhëzuesve evropian ESG (European Standards and Guidelines), në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan,  është  mbajtur punëtori për të prezantuar Manualin (Standardet dhe Udhëzimet) për Akreditim në AKA.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin: Rektori, Pro-Rektorët, stafi akademik i Universitetit “Kadri Zeka” , drejtoresha e  Zyrës për Zhvillim Akademik,  përfaqësues tjerë të  Universitetit që janë përgjegjës për hartimin e RVV-it, si dhe përfaqësues nga HERA-s.

Rektori i Universitetit  “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi ,  falënderoi të pranishmit për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e treguar nëpër proceset e akreditimit, si dhe shprehu besimin se institucionet tashmë kane fituar eksperiencën e nevojshme për tu angazhuar  edhe më shumë në sigurimin dhe rritjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Ndërsa  Arbresha Meha, Zyrtare e Projektit HERAS, ka folur rreth  mbështetjes së  HERAS në sigurimin e cilësisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë.

Kurse  Furtuna Mehmeti eksperte e fushës së Akreditimit, ka bërë prezantimin dhe elaburimin  e Manualit të Akreditimit të AKA-së, duke përfshirë  prezantimin e Standardeve dhe Udhëzimeve për Vlerësimin Institucional dhe për vlerësim  të programeve, derisa janë diskutuar edhe komente në draftin e RVV-së të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, si dhe hapat rreth punëve në vazhdimësi sa i përket procesit te Akreditimit.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër te bashkëpunimit që Universiteti ynë ka me Projektin HERAS dhe që  Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe projekti “HERAS”  bashkëpunojnë ngushtë njëra me tjetrën .