Në UKZ është mbajtur sesioni informuese i programit të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Zyrës së Erasmus+

24 Maj, 2018

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan , Bajram Kosumi, mori pjesë në Ditën informuese të Programit Erasmus + për thirrjen për aplikim. Erasmus + është Program arsimor i Bashkimit Evropian, i cili synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me sistemet e Unionit Evropian.

Rektori Kosumi ka falënderuar  zyrën e BE-së dhe zyrën  e Erasmus + për sesionin informues, derisa  ka thënë se, ne jemi Universitet  i ri por që kemi një përvojë të lakmueshme në projekte ndërkombëtare  e veçanërisht në projektet Erasmus.

Gjithashtu Rektori Bajram Kosumi ka inkurajuar të gjithë studentët dhe stafin akademik që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e mundësive që ofron  Erasmus+.

Nga ana e tij prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka gjatë sesionit informues që temë diskutimi ka pasur ‘Ngritjen e cilësisë së Arsimit në Kosovë, përkrahja e BE-së për arsimin dhe programi Erasmus+ si përkrahje për ngritje të cilësisë së arsimit”, ka thënë se projektet  Erasmus për UKZ-në kanë  rëndësi të madhe. Prorektori Leka gjithashtu ka folur edhe  për projektet tjera që Universiteti “Kadri Zeka” ka me Institucionet  Ndërkombëtare.

Rasa Jautakaite – Tunaitiene, nga zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se kjo Ditë informative e programit Erasmus+ është një mundësi e mirë për të gjithë,  për të parë mundësitë që ofron Bashkimi Evropian, në ndërtimin dhe zhvillimin e standardeve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.

Ndërsa Blerina Zjaqa nga zyra e Erasmus + ka informuar të pranishmit  rreth programit Erasmus+. Ajo ka theksuar se, disa nga mundësitë e Programit Erasmus + për universitetet e Kosovë  janë ngritja e cilësisë në arsimin  e lartë në shumë dimensione, duke përfshirë edhe mundësinë e mobilitetit sa më të madh akademik dhe studentor brenda hapësirës regjionale, por sidomos asaj Evropiane.

Ndërsa Gëzim Tosuni Dekan i Fakultetit Ekonomik, Ekrem Halimi Prodekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe studentja Xheneta Vranovci ,të cilët kanë qenë pjesë e mobilitetit të projekteve të Erasmus+,   kanë folur rreth përvojave dhe eksperiencave të tyre nga vendet ku ata kanë qenë.

Gjithashtu gjatë sesionit ka pasur interesime edhe nga pjesëmarrësit rreth programeve që ofron Erasmus +.