Në UKZ është mbajtur takim informuese i programit Erasmus+

15 Dhjetor, 2022

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan , është mbajtur ditë informuese  për Programin Erasmus +. Koordinatorja e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, Mimika Dobroshi si dhe përfaqësuesja e zyrës Blerinë Zjaça, kanë njoftuar stafin dhe studentët e UKZ-së lidhur me projektet dhe bursat e Programit Erasmus+.

Kurse Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka, ka falënderuar zyrën e BE-së dhe zyrën e Erasmus + për sesionin informues, derisa ka thënë se, ne jemi Universitet i ri por që kemi një përvojë të lakmueshme në projekte ndërkombëtare e veçanërisht në projektet Erasmus.

Gjithashtu Prorektori Leka ka inkurajuar të gjithë studentët dhe stafin akademik që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e mundësive që ofron Erasmus+.

Erasmus + është Program arsimor i Bashkimit Evropian, i cili synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me sistemet e Unionit Evropian.