Në UKZ është mbajtur vizita Monitoruese e Zyrës Erasmus+ në Prishtinë lidhur me Projektin SMAHPC

14 Qershor, 2019

Në UKZ është mbajtur vizita Monitoruese e Zyrës Erasmus+ në Prishtinë lidhur me Projektin  “Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center”.

Në kuadër të projektit SMAHPC (Student-run Allied Multidisciplinary Health Practice Center), në Universitetin “Kadri Zeka” në  Gjilan kanë qëndruar zyrtarë të zyrës Erasmus + në Prishtinë të cilët fillimisht kanë pasur një takim me rektorin Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, si dhe më pas me stafin akademik dhe administrativ me qëllim të reflektimit të proceseve të përfunduara deri më tani në projektin në fjalë si dhe hapat e ardhshëm të projektit.

Ndryshe Projekti  “Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center”,  është një projekt i financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus +, koordinator është Kolegji Heimerer,kurse partnerë janë, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, Metropolia University Finlande, JAMK University Finlande, Manisa University Turki, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, MASHT, Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale si dhe nga Organizata Joqeveritare Autizmi ne Kosovë. Ky projekt është planifikuar të realizohet gjatë punëtorive, vizitave studimore , konferencave,  të cilat do të mbahen në shtetet prej nga vijnë partnerët e projektit dhe të gjitha këto do të realizohen prej tani deri në vitin 2021.