Në UKZ është organizuar trajnim rreth Standardeve të Gjykatës së Strasburgut në shoqëritë në zhvillim

18 Maj, 2022

Qendra Evropiane dhe Rrjeti për Shtetin e së Drejtës së Ambasadës Holandeze, ekspertja Ina Xhepa dhe menaxherja e projektit Sindi Lici, kanë mbajtur trajnim rreth Standardeve të Gjykatës së Strasburgut në shoqëritë në zhvillim kusht për funksionimin e shtetit të së drejtës,  para disa studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Dekani i Fakultetit Juridik në UKZ, Sadik Haxhiu, pasi përshëndeti të pranishmit, tha se  nisma e trajnimit “Standardet e Gjykatës së Strasburgut në shoqëritë në zhvillim: kusht për funksionimin e shtetit të së drejtës”, është mjaft e mirëseardhur për studentët tanë.

Kurse prodekanja fatmire Krasniqi tha se ky trajnim ka qëllim përmirësimin dhe thellimin e njohurive të studentëve të drejtësisë, si juristë të ardhshëm, mbi Standardet Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjatë trajnimit studentët patën rastin të mësojnë në  fokus i veçantë rreth lirisë së shprehjes si e drejtë themelore – qasja e re e jurisprudencës së GJENDJ, të drejtës për informim dhe lirisë së medias sipas nenit 10 të KEDNJ si dhe gjuhës së urrejtjes – aspekte ligjore dhe jurisprudenciale.