Në UKZ gjatë punëtorisë së projektit SMAHPC janë diskutuar pikat kyçe të tij

24 Janar, 2019

Punëtoria e projektit “Zhvillimi i  qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student” (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center / SMAHPC), që po bahet në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan,  ka vazhduar edhe sot.

Këtë herë  janë diskutuar  pikat kyçe  punuese dhe janë caktuar afatet për kryejrjen e aktiviteteve në këto pika.

Pjesëmarrësit në projekt, Kolegji Heimerer, dhe  të gjithë partnerët , Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, Metropolia University Finlande, JAMK University Finlande, Manisa University Turki, Universiteti “Fehmi  Agani” në Gjakovë, MASHT, Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale si dhe nga Organizata Joqeveritare Autizmi ne Kosovë,janë ndarë në grupe, ku secili grup ka dhënë  mendime për punën që duhet kryer.

Po ashtu është  diskutuar edhe  paketa e 4 punuese, e cila përfshinë këshillin e vlerësimit të aktiviteteve në të gjithë projektin.

Kjo paketë udhëhiqet nga Universiteti i Gjakovës, në të cilën  përfshihen të gjitha takimet, procesverbalet, raportet për Këshillin Drejtues të projektit.

Punët rreth projektit  “Zhvillimi i  qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student” (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center / SMAHPC), do të vazhdojnë edhe nesër.