Në UKZ ka filluar workshopi i ONU për Pedagogji Ligjore

25 Mars, 2019

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka filluar punëtoria “Pedagogjia  Ligjore” organizuar nga Ohio Northern University , respektivisht Profesorët Fenton & Hill.

Fillimisht Profesorëve të Ohio Northern University,  Fenton dhe Hill, mirëseardhje u ka dëshiruar Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka.

Më pas gajtë punëtorisë  “Pedagogjia  Ligjore” që është mbajtur para stafit akademik të Fakultetit Juridikut në Universitetin “Kadri Zeka” dhe disa studentëve, është prezantuar ndihma për studentët  se si të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit përmes udhëzimit interaktiv.

Në ndërkohë përmes videove është prezantuar qasja Sokratike dhe problematike. Gjithashtu është bërë prezantimi për ndryshimi i pritjeve në klasë, promovimi i përgatitjes së klasës, ballafaqimi me studentët që nuk janë pjesëmarrës, ballafaqimi me studentët monopolizues, përmbledhja dhe konsolidimi i mësimit si dhe balancimi i mbulimit me zhvillimin e aftësive analitike

Punëtoria që do të vazhdojë punimet edhe nesër,  organizohet nga Ohio Northern University – ONU në bashkëpunim me Universitetin “Kadri  Zeka”,  financohet nga Departamenti  Amerikan i shtetit, Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).