Në UKZ kanë qëndruar në një vizitë përfaqësuesit e IBCM

23 Shtator, 2021

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin Publik ‘Kadri Zeka” Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka ka pritur në takim përfaqësuesit nga Kolegji IBCM Mitrovicë, Bujar Gallopeni me bashkëpunëtorë. Ky takim është realizuar në vazhdën e punëve të përbashkëta që po zhvillohen në kuadër të projektit ResearchCULT.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e shfrytëzimit të kapaciteteve të plota që ofron projekti ResearchCULT siç është implementimi i projektit, shfrytëzimi i buxhetit dhe vizitat apo punëtoritë studimore të përbashkëta.

Njëherësh  në kuadër të projektit ResearchCULT, Universitetin Publik ‘Kadri Zeka” po ashtu ka pranuar pajisje teknologjike.

Projekti ResearchCult me koordinator Kolegjin IBCM ka qëllimin e përgjithshëm të mbështesë rritjen e kulturës së kërkimit në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, duke mbështetur zhvillimin e politikave dhe praktikave të mira, si dhe krijimin dhe instalimin e rregulloreve, strukturave dhe mekanizmave të rinj në institucionet përfituese të projektit në Kosovë.