Në UKZ mbahet trajnim për Hartimin e Planit Zhvillimor Individual

Shtator 26, 2021

Në kuadër të zhvillimit të kapacitetetve drejt ngritjes së Cilësisë në Universitetin Publik “Kadri Zeka” ne Gjilan, Zyra për Zhvillim Akademik dhe Cilësi në bashkëpunim me Prorektorin për Mësim , Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi organizoi trajnimin me temë: Hartimi i Planit Zhvillimor Individual.

Ky trajnim ka të bëjë me Planifikimin e Vlerësimit të Stafit Akademik në UKZ.

Për shkak të rolit dhe përgjegjësive të ndara të secilit, Trajnimi është paraparë të mbahet në dy sesione, sesioni i parë u mbajt më 24.09 2021 për stafin akademik, kurse më 27.09.2021 do të mbahet sesioni dytë  për menaxhmentin.

Trajnimi u mirëprit  nga ana e stafit akademik si dhe u sygjerua që trajnime të kësaj natyre të mbahen edhe në të ardhmen.