Në UKZ nesër mbahen zgjedhjet studentore

5 Maj, 2021

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, sipas vendimit të Këshillit Drejtues , zgjedhjet e studenteve  do të mbahen me date 06.05.2021, duke filluar në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.

Organizatat studentore, të interesuara për të marr pjesë në zgjedhje dhe të cilat njëherësh i kanë plotësuar kushtet paraprake, janë:

Rinia Studentore “Kadri Zeka”

Iniciativa studentore “Kadri Zeka”

Unioni i Studentëve të Gjilanit.

Zgjedhjet studentore do te mbahen ne pajtim me Rregulloren për zgjedhjet e studenteve dhe sipas planit dinamik te miratuar nga Këshilli Drejtues.