Në UKZ u bë hapja e fushatës për zgjedhjet studentore 2019

25 Prill, 2019

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan OS Rinia Studentore “Kadri Zeka” hapi fushatën për zgjedhjet studentore 2019.

Organizimi që përshkoi këtë ditë dhe vullneti i studentëve, i bënë edhe më të vendosur për mbrojtjen e interesave dhe kërkesave të tyre,  sepse treguan mirënjohje për punën e bërë deri tani.

Studentët kishin qëndrim stoik për të realizuar programin e tyre si organizatë studentore.

Rinia para dy vjetësh fitoi zgjedhjet studentore në UKZ.

Ata kanë falenderuar të gjithë ata që e bënë të mundur realizimin e këti aktiviteti.