Në UKZ u mbajtën disa nga provimet pranuese, nesër vazhdon testimi për aplikantët tjerë

2 Tetor, 2020

Universiteti “Kadri Zeka”, në Gjilan, në fakultetin Juridik,  Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave Aplikative të studimeve baçelor ka mbajtur sot provimet pranuese për vitin akademik 2020/2021.

Për të parë nga afër këtë proces, Bajram Kosumi Rektor në Universitetin “Kadri Zeka”, me bashkëpunëtorë, kanë vizituar disa nga sallat ku janë mbajtur provimet pranuese, derisa  janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e ecurisë  së testit pranues të studentëve të rinj të cilën dëshirojnë të jenë pjesë e Universitetit tonë. Rektori Bajram Kosumi,  të gjithë kandidatëve u uroi suksese në provimin pranues .

Për Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Ekonomik të studimeve baçelor si dhe  programi  E-Qeverisja dhe Programi Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike të studimeve master provimi pranues do të mbahet më datë  03.10.2020 e shtune.

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri të martën datë 6 tetor 2020 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit. Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve.