Në Universitetin “Kadri Zeka” do të mbahen zgjedhjet studentore 2019

30 Prill, 2019

Në bazë të Rregullores mbi zgjedhjet e studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, në të gjitha Fakultetet e Universitetit, nesër më 02.05.2019 është dita e votimit për zgjedhjet studentore 2019.

Heshtja zgjedhore ka filluar 48 orë para ditës së votimit.

Janë  295 studentë  me të drejtë vote për zgjedhjet studentore 2019

Qendrat e vendvotimit që gjenden në objektin e Universitetit do të hapen në  ora 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00

Rezultatet preliminare, nga KQZ, për Zgjedhjet Studentore do të publikohen më 03.05.2019, ndërsa ato përfundimtare më 13.05.2019.

Ndryshe, janë dy organizata të cilat do të garojnë për zgjedhjet studentore 2019 në Universitetin “Kadri Zeka”: Rinia Studentore – Kadri  Zeka dhe Unioni i Studentëve – Gjilan

Universiteti “Kadri Zeka” i fton të gjithë studentët e universitetit, që të marrin pjesë në zgjedhje të votojnë kandidatët, që ata mendojnë, se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e tyre në njësitë akademike përkatëse dhe në Senatin e Universitetit.