Në Universitetin “Kadri Zeka” është mbajt takim informues për mundësinë e studimit dhe fitimit të bursave në Gjermani

Tetor 17, 2016

Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD), organizoi  një takim në Universitetin “Kadri Zeka”, për të informuar stafin akademik dhe studentët rreth  programit të bursave të Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik për Kosovë 2017/2018 dhe mundësit e fitimit të bursave për të studiuar në ndonjërin nga universitetet e Gjermanisë.

Katharina Ertle, përfaqësuese nga Shërbimi për Këmbim Akademik Gjerman (DAAD), para stafit akademik dhe studentëve të UKZ-së,  ka thënë se studentët që dëshirojnë të shkojnë për studim përmes DAAD-së ose për praktikë në programe të ndryshme, mund të jenë nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Kosovë. Ajo ka thënë se Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD) për studentët, të diplomuarit dhe doktorantët çdo vit ofron bursa të ndryshme për qëndrime studimore apo të arsimimit të mëtejmë në shkolla të larta dhe universitete gjermane.

Sipas Ertle, synimi i DAAD është që përfituesit e këtyre bursave të mbledhin përvoja jashtë vendit dhe të krijojnë rrjete me bursistë të tjerë, të cilat do të funksiononin edhe përtej periudhës së mbështetjes dhe përtej kufijve tokësor të Gjermanisë.

Në faqen e internetit www.hochschulkompass.de gjeni programin e studimeve, të cilin mund ta zgjidhni.

Faqja e internetit www.sprachnachweis.de është portal informativ ku mund t’i gjeni cilat provime gjuhësore janë të nevojshme për pranimin.

DSC_0730