Në Universitetin “Kadri Zeka” kanë qëndruar përfaqësues të Fondacionit Italian Organizata e Kërkimit

20 Shtator, 2018

Rektori i Universitetit  “Kadri  Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi  me bashkëpunëtorë  kanë pritur në një takim  Presidentin e Fondacionit  ITALIAN – Organizata e Kërkimit me seli në Romë, Gennaro Domenico Damato. Në këtë takim është biseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit të të dyja institucioneve dhe rreth mundësisë së  nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi që do të ketë për qëllim realizimin e qëllimeve të të institucioneve.

Të dy drejtuesit e Institucioneve përkatëse, Rektori i Universitetit  “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi  dhe Presidenti i Fondacioni ITALIAN – Organizata e Kërkimit me seli në Romë,  Gennaro Domenico Damato kanë shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë në një të ardhme të afërt.