Në universitetin “Kadri Zeka” mbahet ligjëratë e veçantë për mbrojtjen e viktimave të krimit

Maj 5, 2014

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, zyrtarë të  Ambasadës Amerikane, në bashkëpunim me Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave nga Prokuroria Themelore, ka mbajtur ligjëratë para studentëve me temën: “Të drejtat e viktimave të krimit dhe ekzistimi i Zyrës së Mbrojtësit të Viktimave”. Kujtesa Fazliu nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave në Gjilan, ka prezantuar punën edhe funksionimin e zyrës, ku siç tregoi ajo, kjo zyrë është e pavarur brenda Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. ZMNV-ve tashmë ka selinë edhe në Gjilan si zyrë rajonale, e cila ndihmon dhe përfaqëson viktimat e dhunës në familje, trafikimit me qenie njerëzore, abuzimet dhe keqtrajtimet e fëmijëve, dhunimet, vrasjet si dhe viktima të tjera të krimit. Kurse Eliza Thana, menaxhere e programit për mbrojtjen e viktimave, në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, tha se mbrojtja e viktimave të krimit dhe realizimi i të drejtave të tyre janë të mirëpritura nga të gjithë. Studentët shfaqën interesim të madhe rreth kësaj teme.

AA2

AA3