Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan është mbajtur konferencë në kuadër të javës së Evropës

8 Maj, 2015

Qendra Kosovare për Diplomaci në bashkëpunim me zyrën për Integrime, të mbështetur nga zyra e Kryetarit të Komunës Lutfi Haziri, realizoi konferencën me temë “MIGRIMI ILEGAL DHE LIBERALIZIMI I VIZAVE” e cila është mbajtur sot në Universitetin “KADRI ZEKA” në Gjilan.

Konferenca e organizuar nga KCD, vie si rezultat i disa aktiviteteve të realizuara nga kuadër të javës së evropës në Gjilan. Në këtë konferencë referuan Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i cili theksoi se në Evropë është Gjilani i vogël me përfaqësim të mbi 30 % të qytetarëve të saj, në shtete të ndryshme të BE – së, të cilët tani janë të dëshmuar në fusha të ndryshme dhe të përgjegjshëm në punët që kryejnë. Ai theksoi që rrugët e ilegale të migrimit të mos provohen, sepse janë rrugë të lëvizjeve të errëta, që edhe pas heqjes së vizave gjatë të ardhmes, qytetarët do t’i vuajnë pasojat e kufizimit të lëvizjes në këtë drejtim.

Gëzim Tosuni,  prorektor për financa në Universitetin “Kadri Zeka”, tha se ne duhet ta sjellim bashkërisht Evropën në Kosovë edhe pse nuk jemi anëtar të BE-së. Ai ka kërkuar që të gjithë bashkërisht të punojmë në aspektin e përgatitjes profesionale në mënyrë që të gjithë me dallimet që kemi, të jemi konkurrent të qytetarëve që janë në BE.

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Diplomaci, Selim Daku në referimin e tij theksoi se duhet të punohet në forcimin e institucioneve publike dhe rritja e besimit qytetarë në to si nevojë e domosdoshme për kthimin e shpresës, pastaj përmendi reformën emergjente në arsimin fillorë të mesëm e universitarë. Më tej daku shtoi se duhet të krijohen parakushte për investitorë të jashtëm (duke forcuar sundimin e rendit dhe ligjit), dhe mbrojtja e prodhuesit vendor, stratexhi për punësime të reja profesionale në nivel qëndror dhe lokal duke përfshi institucionet akademike dhe ato jo-qeveritare në hartimin e tyre dhe krijimi i mundësive për lëvizje jasht vendit në procedura më të shkurtra.Nazmi Musa drejtor i drejtorisë së Arsimit në Komunë, paraqiti të dhëna të numrit të nxënësve që lëshuan vendin për të marrë rrugën e emigrimit, dhe bëri thirrje për ngritje të vetëdijes së përgjithshme për të mos lëshuar vendin.Burim Elezi në emër të Zyrës për Integrime Evropiane, ka thënë se integrimi në familjen Evropiane, mund të bëhet vetëm me pjesëmarrje dhe angazhim të fuqishëm të shoqërisë në përgjithësi dhe pjesëmarrjen e secilit nga ne. Ai tha se integrimi është një proces zinxhirë dhe duhet punë intensive, përkushtim, vigjilencë, reforma të thella të cilat kërkojnë kohë dhe kosto. Mejdi Sadiku nga Qendra e Aktivizimit të Rinisë, tha se Liberalizimi i vizave nuk është domosdo kusht për përmisimin e kushteve dhe standardit jetësor, por ai është një mundësi që ju ofrohet qytetarëve me standard të lartë jetësor që të shfrytëzojnë mundësit që ofron ai, ndërkaq qytetari i rëndomët nëse nuk ngritet ekonomia e vendit do të mbetet prap në nivelin e njejtë.Valdrin Halimi nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, theksoi se rinia nuk është duke u trajtuar në mënyrë meritore nga institucionet, dhe se KVRL nuk do të ndalet deri në realizimin e qëllimeve për përmisiimin e kushteve dhe ofrimin e mundësive sa më të mira për të rinjë.Në fund u ndanë edhe certifikatat për pjesmarrësit në seminarin me po të njejtën temë.

ev 2

ev 3


ev 4
ev (1)