Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan filloi sot viti i ri akademik 2014-2015

1 Tetor, 2014

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka filluar sot viti i ri akademik 2014-2015. Studentët e regjistruar për herë të parë në këtë vit akademik, u pritën nga dekanët e fakulteteve përkatëse dhe stafi menaxhues i Universitetit. Me këtë rast atyre iu dëshirua sukses në vitin e ri akademik.

Drejtuesit e fakulteteve të Universitetit “Kadri Zeka” porositën studentët që të ambientohen me vitin e ri akademik, me lëndët e reja dhe të ndjekin rrugën e përkushtimit që në të ardhmen të arrijnë suksese të dëshirueshme.

vitiiri2

vitiiri3