Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka filluar me kohë semestri veror

Shkurt 16, 2016

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan kanë filluar me kohë ligjëratat dhe ushtrimet për semestrin veror të vitit akademik 2015/2016. Me këtë rast  studentëve u është drejtuar Shpresë Qamili, Prorektore  për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve e cila ka thënë se gjatë këtij semestri  do të punojmë më shumë dhe sigurisht se do të  kemi  rezultate edhe më të mira: “Jam e gëzuar që sot filloi semestri veror, besoj se këtë semestër do të punoj më shumë dhe do kemi rezultate më të mira” ,  është shprehur prorektorja Qamili.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan këtë semestër e filloi më i përgatitur se më parë, pasi që trembëdhjetë  profesorë te rinj te rregullt kane filluar me ligjërata të cilët do të përgatisin studentët e UKZ-së për tregun e punës jo vetëm të Kosovës por edhe të Rajonit e Evropës. Kjo dëshmon gatishmërinë dhe përkushtimin e menaxhmentit drejtues të Universitetit për krijimin e kushteve dhe  përkushtimin për punë, gjithnjë kur është fjala për Institucionin dhe studentët në aspektin e ngritjes së cilësisë.

Studentët kanë pasur  një muaj pushim nga ligjëratat, ku gjatë asaj periudhe kanë hyrë në provim në lëndët e semestrit paraprak.

DSC_0471