Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka qëndruar ekipi i ekspertëve të Agjencisë së Akreditimit e Kosovës

10 Maj, 2016

2 3

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan,  ka qëndruar ekipi i ekspertëve të Agjencisë së Akreditimit e Kosovës.   Ata kanë zhvilluar takime të ndara  me stafin menaxhues, stafin akademik dhe studentët. Kësaj radhe para tyre është bërë prezantimi i programit të Fakultetit të Edukimit – programi Parashkollor e fillor, Fakultetit Ekonomik – programi menaxhment dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, për të cilin Universitetit “Kadri Zeka” ka aplikuar për ri akreditim.` Me këtë rast ekspertët janë njoftuar nga afër edhe me kapacitetet akademike që ka Universiteti për të zhvilluar këto programe.  Po ashtu, ekspertët e akreditimit kanë vizituar edhe ambientet e Universitetit ku kanë parë nga afër kushtet infrastrukturore që ofrohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Ndërkaq për Fakultetin Juridik ekspertët e Agjencisë së Akreditimit e Kosovës do të vijnë ditëve në vazhdim.

4 5 6