Nënshkruhen edhe dy marrëveshje në kuadër të implementimit të projektit ENEMLOS

4 Qershor, 2020

Për krijimin e partneritetit në vazhdimësinë e implementimit të projektit ENEMLOS (Krijimi i Klinikave Ligjore nëpër universitete) në kuadër të programit ERASMUS +, është nënshkruar marrëveshje edhe nga Rektori i Universitetit ”Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Fadil Millaku.

Po ashtu marrëveshjen për implementimin e projektit në fjalë e ka nënshkruar edhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Avokat Behar Ejupi .

Sikurse  Universitetit ”Haxhi Zeka”, po ashtu edhe Oda e Avokatëve të Kosovës është pjesë e këtij projekti me gjithsej 15 partnerë nga Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar.