Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Universiteteve “Kadri Zeka” dhe “Haxhi Zeka”

17 Tetor, 2014

U.d. Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Arben Dërmaku  dhe ai i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Naser Mrasori, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje ka për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit akademik në nivelin e studimeve universitare, si dhe zhvillimin e aktiviteteve kërkimore, shkencore dhe kulturore ndërmjet dy Universiteteve. Sipas marrëveshjes të dy Universitetet mund të shkëmbejnë stafin akademik dhe administrativë, mundë të kenë shkëmbim studentësh të cikleve të ndryshme studimi për periudha semestrale ose për periudha të praktikave.

Palët mund të kenë publikime të përbashkëta  shkencore, pjesëmarrje në seminare, konferenca, evenimente dhe takime akademike, shkëmbim të materialeve akademike si  dhe programe të veçanta akademike afatshkurtra.