Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për punë praktike të studentëve të UKZ

12 Dhjetor, 2017

Universiteti “Kadri Zeka”  dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje është angazhimi për punë praktike për studentët e UKZ-së në ANJF.

Me këtë rast Rektori i UKZ-së Bajram Kosumi dhe Drejtori Ekzekutiv i ANJF-së Ramadan Gashi e kanë vlerësuar të qëlluar nënshkrimin e marrëveshjes, duke thene se tani studentëtë do të kenë  mundësi të mira për aftësimin e tyre, sic është puna praktike, për të qenë të gatëshmë që pas studimeve t’i përshtaten tregut të punës.

Kohëzgjatja e ushtrimit të praktikës për studentët e UKZ-së do të jetë një muaj kalendarik, me mundësi vazhdimi sipas nevojës së ANJF-së.

Angazhimi do të jetë dyzet  orë në javë (përjashtimisht ligjëratave, provimeve dhe obligimeve të tjera që i kanë studentët në fakultet).

Studentët pas përfundimit të praktikës profesionale në ANJF do të pajisen me Letër Konfimim/ Certifikatë për kryerjen e punës praktike.

Përzgjedhja e studentëve për punë praktike në ANJFdo të bëhet nga ana e UKZ-së, sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht në bashkëpunim me ANJF.