Nënshkruhet marrëveshje partneritetit për projektin ENEMLOS

29 Maj, 2020
Në vazhdimësinë e implementimit të projektit ENEMLOS (Krijimi i Klinikave Ligjore nëpër universitete) në kuadër të programit ERASMUS +, sot u nënshkrua Marrëveshja për Partneritet nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka dhe Kryetari i  Gjykatës Themelore në Gjilan Ramiz Azizi.

Projekti ENEMLOS parasheh rritjen e punësimit të studentëve të Fakultetit Juridik përmes mësimit praktik, i cili projekt është në kuadër të Programit ERASMUS+, që mision ka ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë, të cilin e financon Komisioni Evropian.

Gjykata Themelore në Gjilan, si partnere do të jap ekspertizën e saj ne krijimin e klinikave ligjore nëpër universitetet partnere në Kosovë.

Në këtë takim kanë qenë prezent edhe gjyqtari i Departamentit për të Mitur, Sahit Boroci, gjyqtari i Departamentit të Përgjithshëm, Rilind Sermaxhaj dhe Luljete Berisha zyrtare për bashkëpunim ndërkombëtar nga universiteti.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan është pjesë e këtij projekti me gjithsej 15 partnerë nga Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar, kurse koordinator i projektit është Universiteti i Podgoricës.