Nis vizita studimore e studentëve të ZUG në UKZ

11 Tetor, 2021

Studentë të Universitetit të ZUG në Zvicër kanë filluar sot vizitën studimore një javore në Universitetin ‘Kadri Zeka” në Gjilan, si rrjedhojë marrëveshjes së bashkëpunimit  mes  UKZ-së dhe Universitetit  ZUG.

Studentët Zviceran të shoqëruar nga studentët tanë fillimisht janë takuar me Menaxhmentin e UKZ, prorektori Prof. Asoc. Dr.  Dukagjin Leka ju ka dëshiruar mirëseardhje studentëve mysafir, derisa i ka  njoftuar rreth aktiviteteve, punës dhe zhvillimeve tjera në Universitet.  Pastaj studentët janë takuar edhe me  Stafin Akademik dhe studentët e Fakultetit të Edukimit, ku është folur rreth fushës së edukimit dhe mësimdhënies edukative.

Më pas studentët e Universitetit ZUG,  kanë marrë pjesë në një ligjëratë me temë “Roli i mësuesve në shkollë dhe shoqëri”, të mbajtur nga Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka dhe Prof. Ass. Dr. Selim Daku. Gjatë kësaj ligjëratë studentët kanë pasur rastin që të debatojnë, të shprehin interesimet e tyre rreth Universitetit  “Kadri Zeka” dhe njëkohësisht të paraqesin zhvillimet dhe krahasimet mes UKZ dhe ZUG.

Vizita e studentëve të ZUG do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, ku do të ketë diskutime, punëtori mbi temat të ndryshme, pastaj vizitë nëpër institucione komunale, parashkollore dhe shkollore, e po ashtu do të realizohet edhe ekskursion nëpër Kosovë.