Një delegacion i UKZ-së ka qëndruar në një vizitë në Gent University në Belgjikë

7 Mars, 2022

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, së bashku me Prof. Ass. Dr. Selim daku dhe PhD Cand. Lulzim Rashit, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në  Universitetin e Gentit në Belgjikë.

Ata janë pritur në takim nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Gentit në Belgjikë, Prof. Dr. Ir. Guido Van Huylenbroeck, ku kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit  në fushën e hulumtimit, programeve të shkëmbimit për studentët dhe stafin e UKZ-së, projekteve të përbashkëta si në Erasmus+ dhe Horizon Europe, projekteve hulumtuese e organizime tjera.