Një delegacion i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ po qëndron në një vizitë zyrtare në Turqi

1 Dhjetor, 2018

Rektori i Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi me bashkëpunëtorë gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi, është pritur në një  takim nga Rektori i Universitetit të Çanakales, Yucel Acer.

Gjatë këtij takimi është biseduar rreth punës dhe aktiviteteve të të dy Universiteteve, në theks të veçantë është biseduar rreth  mundësisë së  bashkëpunimit konkret ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë.

Palët shqyrtuan mundësinë e shkëmbimit të personelit akademik dhe të kërkuesve shkencorë. Gjithashtu, u bisedua për të asistuar Universitetin në zhvillimin e veprimtarisë së kërkimit shkencor dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta, duke u bazuar në eksperiencën më të mirë të Fakulteteve të Universiteti të Çanakales,  në fushat e ndryshme. Në takim u shqyrtuan mundësitë e një bashkëpunimi afatgjatë në zhvillimin e konferencave, seminareve dhe botimeve, me synim rritjen e cilësisë dhe shkëmbimin e eksperiencave në arsim mes dy institucioneve të arsimit të lartë. Në kuadër të diskutimeve dy Rektorët shqyrtuan mundësitë e nënshkrimit sa më të shpejt të një marrëveshje bashkëpunimi.

E rëndësishme nga ky takim është edhe aspekti se për herë të parë takohen zyrtarisht dy Rektorë të universiteteve që janë pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar për Integritet Akademik – ENAI.