Një delegacion nga Samsuni i Turqisë ka vizituar Universitetin “Kadri Zeka”

22 Prill, 2016

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar  një delegacion nga Universiteti Nëntëmbdhjetë Maji (Ondokuz Mayıs Üniversitesi) nga Samsuni i Turqisë dhe udhëheqës së komunës së Bafras po ashtu nga Turqia. Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” , Bajram Kosumi, pasi falënderoi delegacionin turk për vizitën, ka njoftuar mysafirët  me aktivitetet dhe të arriturat e Universitetit që nga themelimi e deri më tani. Rektori Kosumi  ka thënë se si Universitet përposë marrëveshjeve  të tjera, kemi marrëveshje bashkëpunimi edhe me disa Universitete të Turqisë, atë të  Nigdes, të Trakyas në Edirne dhe me Universitetin e Kastamonias .

Nga ana e tij rektori i Universitetit të Samsunit ”Nëntëmbdhjetë Maji”, Huseyin Akan dhe Zihni Shahin Kryetari i Komunës së Bafras kanë falënderuar rektorin Bajram Kosumi për pritjen dhe kanë uruar për gjithë të arriturat. Ndërkohë  udhëheqësit e Universiteteve atij të Gjilanit “Kadri Zeka ” dhe të Samsunit “Nëntëmbdhjetë Maji”,  pos tjerash kanë diskutuar për mundësitë e  bashkëpunimit në mes të dy universiteteve në të ardhmen,  konkretisht për mundësitë e shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve dhe realizimit të programeve të përbashkëta studimore  tek njëri institucion në tjetrin. Në këto rrethana rektori Bajram Kosumi tha se si Institucion i dijes jemi te hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të bashkëpunojnë e të kontribuojnë pozitivisht  këtu, sepse qëllimi i Universitetit “Kadri Zeka”  është  përmbushja e misionit të tij në ngritjen e cilësisë në mësim. Kurse rektori i Universitetit të Samsunit ”Nëntëmbdhjetë Maji”, Huseyin Akan  theksoi se ata janë të gatshëm që të mbështesin UKZ-në në të gjitha aspektet.

DSC_0255 DSC_0269