Një mirënjohje vlerësuese dhe sublimuese nga udhëheqja e Universitetit “Kadri Zeka”

21 Mars, 2018

Merxhan Avdyli profesor në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, vlerëson mirënjohjen për kontributin akademik në Fakultetin e Edukimi , dhënë nga Rektori Bajram Kosumi në 5 vjetorin e themelimit të UKZ-së.

“Bazën, meritën dhe vlerën e mirënjohjes mund ta përkufizojnë saktësisht të gjithë ata studentë të cilët kanë pasur, sikurse ata që kanë apo edhe ata që do të kenë rastin dhe mundësinë që një pjesë të dijes së tyre ta përmbushin përmes interpretimeve të mia, gjatë procesit të mësimdhënies”, kështu ka qenë komenti i i Prof. Ass. Dr. Merxhan Avdyli.