Njoftim

Shtator 20, 2014

Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët janë pranuar në afatin e qershorit në njësitë akademike të Universitetit “Kadri Zeka”, se regjistrimi i tyre do të bëhet nga 23.09.2014 deri më 26.09.2014.

Data më herët e planifikuar për 22.09.2014, është shtyrë për një ditë për shkak të rrethanave të krijuara pas publikimit të konkursit plotësues për afatin e shtatorit.