Njoftim për mbrojtjen e punimeve te diplomës

26 Shtator, 2018

Njoftohen studentët e Fakultetit të Edukimit (Fillor & Parashkollor) se data për mbrojtjen e punimeve të diplomës, për afatin e Shtatorit 2018, është 13/10/2018 (e shtunë). Kjo datë është konfirmuar në mbledhjen e Këshillit të Fakultetit të Edukimit e cila është mbajtur sot (26/09/2018). Arsyeja e caktimit të datës së mbrojtjes për një javë para, është, sepse me 19/10/2018 është caktuar ceremonia solemne e diplomimit të studentëve të UKZ-së.