NJOFTIM – Do të mbahet ligjeratë me temën „Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale“.

Prill 19, 2016

Njoftohen të gjithë studentët, stafi akademik dhe stafi administrativ i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan se Agjencia e Pronësisë Industriale – MTI, Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta – MKRS, Dogana e Kosovës – MF, Inspektorati I Tregut – MTI, Policia e Kosovës – MPB, do të organizojnë ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale. Kjo ditë do të shënohet me një Konferencë Kombëtare më datën 26 Prill 2016.

Paraprakisht, të gjitha institucionet e lartë-përmendura do të organizojnë disa aktivitete vetëdijësuese. Ndër këto aktivitete janë edhe ligjëratat nëpër disa universitet publike dhe private.

Me këtë rast Universiteti “Kadri Zeka ” është përzgjedhur për mbajtjen e një ligjërate  (në formë debati) për rëndësinë e të drejtave pronësore intelektuale për komunitetin e biznesit, me temën  „Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale“.

Ligjërata do të mbahet më 21.04.2016 nga ora 14:00, në sallën A 34

Panelistë do të jenë përfaqësuesit e Agjencisë për Pronësi Industriale – MTI, Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta – MKRS, Doganës së Kosovës – MF.

 

JU  MIRËPRESIM