Njoftim – KQZ organizon simulimin e zgjedhjeve lokale për studentet që për herë të parë janë votues

3 Tetor, 2017

Me qëllim të zbatimit të Projektit të KQZ-së ”Simulimi i zgjedhjeve lokale”që u dedikohet Studentëve të rinj, Komisioni Qendror  i Zgjedhjeve organizon një simulim të procesit zgjedhor me studentët e viteve të para (që për herë të parë janë votues).

Ky simulim ka për qëllim që ti përgatis të rinjtë të cilët nuk kanë votuar asnjëherë  në mënyrë që ata të kenë më të lehtë këtë proces.

Këtë organizim do ta monitorojnë zyrtarët e OSCE-së.

Simulimi do të mbahet në Universitetin “Kadri  Zeka” , Salla A34, më datë, 04.10.2017, nga ora 13:00 deri ne ora 16:30.