Njoftim lidhur me programin e BE-se për praktikë me pagesë për studentë

24 Dhjetor, 2019

 

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, që mbeshtet nga Ministria e Drejtësisë në hartimin dhe zhvillimin e Kodin Civil të Republikës së Kosovës, ka hapur thirrjen për aplikim pëpunë praktike me pagesë për 6 të diplomuarit në fakultetet e juridikut të Republikës së Kosovës 
Projekti planifikon te rekrutoje praktikante te fakultetit juridik.

Për çfarë është Puna Praktike?

Ne inkurajojmë të diplomuarit e kualifikuar dhe të motivuar nga fakultetet e juridikut në të gjithë vendin që të aplikojnë për punen praktike të paguar që ofrohet nga projekti i financuar nga BE “Mbështetja e Kodit Civil – Faza II”. Qëllimi i praktikës është të lejojë që këta profesionistë të rinj të zgjerojnë horizontin e tyre dhe të plotësojnë kushtet që ata të hyjnë në profesionin e tyre të Avokatisë, Noterisë, Gjyqtarit ose Nëpunësit Civil. Secilit praktikant do t’i jepen detyra dhe përgjegjësi specifike dhe do të sfidohen për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të fituar përvojë. Ata do të vendosen në Parlamentin e Kosovës, Ministrinë e Drejtësisë, Odën e Avokatëve, Odën e Noterëve dhe / ose Këshillin Gjyqësor gjatë periudhës së praktikës. Periudha e praktikës është një (1) vit, duke filluar nga 1 shkurti 2020 dhe mbaron me 1 shkurt 2021.

Kush mund të aplikojë?

Puna praktike ështe e hapur për të diplomuarit (ata që kanë mbaruar studimet në një nga fakultetet juridike sipas  programit katër (4) vjeçar ose ka përfunduar studimet master në çështjet e së drejtës civile në Republikën e Kosovës, ose ndonjë fakultet juridik në një vend tjetër, pas njohjes së diplomës së tillë në Republikën e Kosovës) nga fakultetet juridike të Republikës së Kosovës. Kërkesat gjuhësore janë të rrepta dhe praktikantët e mundshëm duhet të flasin rrjedhshëm shqip dhe / ose serbisht. Shkathtësia në gjuhën Angleze është kusht. Ata duhet të kenë njohuri të mira të Microsoft Office, aftësi kërkimore/hulumtuese dhe aftësi të mira komunikuese. Ne presim që aplikantët të jenë reflektues dhe të gatshëm të mësojnë para se të hyjnë në profesionet e tyre përkatëse.

Si mund të aplikoni?

Nëse i përmbushni kriteret e përgjithshme:

1.1. të jesh qytetar i Republikës së Kosovës (dëshmia duhet të paraqitet bashkë me Aplikacion)

1.2. të ketë mbaruar studimet në një nga fakultetet juridike sipas programit katër (4) vjeçar ose të ketë mbaruar studimet master për çështje të së drejtës civile në Republikën e Kosovës, ose ndonjë fakultet juridik në një vend tjetër, pas njohjes së diplomës së tillë në Republikën e Kosovës (dëshmia duhet të dorëzohet me Aplikim);

1.3. të jenë plotësisht të pranueshëm për punë;

1.4. të mos jenë të punësuar;

1.5. nuk janë të dënuar për vepër penale që do ti bënte të papranueshëm të ushtruar profesionin e avokatit/ noterit / nëpunësit civil (dëshmia duhet të paraqitet me Aplikacion);

1.6. nuk janë të përfshirë në ndonjë aktivitet tjetër të regjistruar;

Jeni të ftuar të dërgoni formularin e aplikimit në gjuhën angleze në adresën e mëposhtme të emailit: [email protected]. Ju lutemi në subject të emailit shkruani: Punë praktike – Kodi Civil.

Afati i fundit për të aplikuar është 10 janari 2020, ora 16:00.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të kontaktohen dhe do të ftohen në fazën tjetër të procedurës së përzgjedhjes për të marrë në test të gjuhës Angleze dhe në test të njohurive ligjore në gjuhën Shqipe ose Serbe. Ne inkurajojmë kandidatët nga komunitetet jo-shumicë që të aplikojnë.

Faqja e internetit:            www.civilcode-kosovo.org

Ndiqeni:                           www.facebook.com/civilcodekosovo