Njoftim – Paraqitja e provimeve – Afati i Janarit 2016

12 Janar, 2016

Njoftohen studentët e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, se  nga 13.01.2016 deri më 19.01.2016 do të jetë i hapur SEMS-i në mënyrë që studentët të mund të paraqesin provimet për Afatin e Janarit.

Studentët të cilët nuk i kanë të regjistruar semestrat për vitin akademik 2015/2016, nuk mund të bëjnë paraqitjen e provimeve.

  • Studentët për ti paraqitur provimet e semstrit të parë, të tretë dhe të pestë duhet që së pari ti regjistrojnë lëndët e këtyre semstrave.

Studentët që për herë të parë përdorin SEMS-in, për t’u njoftuar me mënyrën e regjistrimit dhe paraqitjes së provimeve mund të shikojnë manualin si më poshtë: Manuali per paraqitje e provimeve