Njoftim – Paraqitja e provimeve – Afati i Janarit 2019

14 Janar, 2019

Njoftohen studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, se  nga data 15.01.2019 deri më 20.01.2019 do të jetë i hapur SMU në mënyrë që studentët të mund të paraqesin provimet për Afatin e Janarit.

Provimet mbahen nga data 21.01.2019 deri 15.02.2019.

Fillimi i semestrit veror me 16.02.2019

Vërejtje: Paraqitja e lëndës: Punim Diplome nuk duhet të bëhet në këtë afat. Për hapjen e Afatit të Janarit për paraqitje të provimit të diplomës do të ju njoftojmë me kohë.

Studentët të cilët për herë të parë përdorin SMU mund ta shikojnë  Manuali për përdorues student

Qasja për student bëhet me numër personal dhe fjalëkalimi është gjithashtu numri personal. Studentët janë të obliguar më pas të ndërrojnë fjalëkalimin në bazë të udhëzimeve të cilat i gjeni në Manualin e përdorimit që e keni më lartë.

Suksese!