Njoftim – Paraqitja e provimeve – Afati i Nëntorit 2018

Njoftohen studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në nivelin bachelor, se  nga data 21.11.2018 deri më 23.11.2018 do të jetë i hapur SEMS-i në mënyrë që studentët të mund të paraqesin provimet për Afatin e Nëntorit.

Në Afatin e Nëntorit mund të paraqiten më së shumti 2 provime.

Provimet mbahen nga data 24.11.2018 deri 27.11.2018.

Përshkak të organizimit të provimeve nga data 24.11.2018 deri 27.11.2018 nuk do të mbahet mësimi.

Vërejtje: paraqitja e lëndës: Punim Diplome nuk duhet të bëhet në këtë afat.

Ju njoftojmë gjithashtu se regjistrimi i semestrit mund të bëhet vetëm deri të premten më 23.11.2018. Studentët të cilët do t’a fitojnë kushtin pas dhënies së provimeve në Afatin e Nëntorit do të organizohet edhe një afat shtesë për regjistrim të semestrit.

Suksese!