NJOFTIM PËR CEREMONINË E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT “KADRI ZEKA”

Tetor 22, 2019

Të dashur studentë, të nderuar profesorë dhe staf administrativ,

Jemi të nderuar të shpallim organizimin e Ceremonisë së Diplomimit te Studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”,  për të përmbyllur me sukses, historinë e çdo studenti të diplomuar.

Ky mbetet një nga organizimet më kryesore për nga pesha dhe rëndësia si akademike, por dhe emocionale që kurorëzon mundin dhe dëshirën e rëndësishme dhe të shumëpritur prej jush dhe prej ne të gjithëve.

Kjo ceremoni është finalizimi i angazhimit tuaj universitar dhe një nga momentet më të veçanta në jetën e çdo studenti.

Kemi kënaqësinë  të  ju ftojmë  në Ceremoninë madhështore, e cila do të zhvillohet në Palestren e Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan, më datë 05 nëntor 2019, në orën 13:00.

 

Ju mirëpresim!