Njoftim për fillimin e ligjëratave të studimeve master

Nëntor 22, 2017

Të nderuar studentë të studimeve Master programi Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike,

Ju njoftojmë se ligjëratat për vitin akademik 2017/2018 do të fillojnë nga dita e shtunë, 25 nëntor 2017 duke filluar nga ora 11:00, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Salla A-34.

 Ardhja e gjithë studentëve që janë pranuar në këtë program është e obliguar.

 Në këtë ditë, do të bëhet shpalosja e syllabuseve dhe do të fillohet me procesin e ligjeratave dhe dhënien e detyrave/seminareve dhe punëve të tjera për studentët.

 Po ashtu do të diskutohet mënyra e vazhdimit të procesit të ligjëratave dhe ushtrimeve.

URIME DHE SUKSESE!