Njoftim për fotografim për ID kartelë për studentët e nivelit Bachelor të pranuar në vitin akademik 2020/2021

Tetor 12, 2020

Njoftojmë studentët e pranuar në Universitetin “Kadri Zeka”, në vitin akademik 2020/2021 se regjistrimi dhe fotografimi për ID-kartelë do të bëhet si vijon:

  1. Fakulteti i Edukimit; Programi: Parashkollor, të marten më 13-10-2020
  2. Fakulteti i Edukimit; Programi: Fillor, të mërkuren dhe të enjëten më 14-10-2020 dhe 15-10-2020
  3. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, të premten më 16-10-2020
  4. Fakulteti Ekonomik; Programi: Banka, Financa dhe Kontabilitet, të hënën më 19-10-2020
  5. Fakulteti Ekonomik; Programi: Menaxhment dhe ndërmarrësi, të marten më 20-10-2020
  6. Fakulteti Juridik; të mërkuren dhe të enjëten më 21-10-2020 dhe 22-10-2020
  7. Fakulteti i Shkencave Aplikative; Programi: Matematikë Arsimore; të premten më 23-10-2020

Fotografimi bëhet nga ora 10:00-11:30 & 13:00-15:00 sipas orarit të lartëshënuar.

Studentët të cilët nuk e respektojnë këtë orar humbin të drejten e studimit për vitin akademik 2020/2021.

Studentët e pranuar Lugina e Presheves duhet të paguajnë semestrin e parë dhe me vete duhet të kenë fletëpagesën të cilën mund ta shkarkoni këtu

Studentët me vete duhet të kenë letërnjoftimin gjithashtu është obligative vendosja e maskës.

Fotografimi bëhet në Zyren e TI-së.