Njoftim për fotografim për ID kartelë për studentët e nivelit Bachelor të pranuar në vitin akademik 2021/2022

10 Shtator, 2021

Njoftojmë studentët e pranuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në vitin akademik 2021/2022 se regjistrimi dhe fotografimi për ID-kartelë do të bëhet si vijon:

  1. Fakulteti i Edukimit; Programi: Arsimi Parashkollor, të hënën më 13-09-2021
  2. Fakulteti i Edukimit; Programi: Arsimi Fillor, të hënën më 13-09-2021
  3. Fakulteti Juridik; Programi: Juridik i Përgjithshëm të marten më 14-09-2021
  4. Fakulteti Ekonomik; Programi: Financë dhe Kontabilitet i Aplikuar, të mërkuren më 15-09-2021
  5. Fakulteti Ekonomik; Programi: Menaxhment dhe ndërmarrësi, të mërkuren më 15-09-2021
  6. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Programi: Shkenca Kompjuterike të enjëten më 16-09-2021
  7. Fakulteti i Shkencave Aplikative; Programi: Matematikë Arsimore; të premten më 17-09-2021

Fotografimi bëhet nga ora 10:00-11:30 & 13:00-15:00 sipas orarit të lartëshënuar.

Studentët të cilët nuk e respektojnë këtë orar humbin të drejten e studimit për vitin akademik 2021/2022.

Studentët e pranuar Lugina e Preshevës duhet të paguajnë semestrin e parë dhe me vete duhet të kenë fletëpagesën, e cila duhet të jetë e konfirmuar në zyren e shërbimit të studentëve të cilën mund ta shkarkoni këtu

Studentët me vete duhet të kenë letërnjoftimin gjithashtu është obligative vendosja e maskës.

Fotografimi bëhet në Zyren e TI-së.