Njoftim për fotografim për ID kartelë për studentët e nivelit Master të pranuar në vitin akademik 2020/2021

20 Nëntor, 2020

Njoftojmë studentët e pranuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në vitin akademik 2020/2021 se regjistrimi dhe fotografimi për ID-kartelë do të bëhet si vijon:

  1. Fakulteti Juridik; Programi: Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demkratike, e Hëne më 23-11-2020
  2. Fakulteti FSHK,FE dhe FJ; Programi: E-Qeverisja, e Hëne më 23-11-2020

Fotografimi bëhet nga ora 10:00-11:30 & 13:00-15:00 sipas orarit të lartëshënuar.

Studentët të cilët nuk e respektojnë këtë orar humbin të drejten e studimit për vitin akademik 2020/2021.

Studentët e pranuar duhet të kenë fletëpagesën për semestër  e cila duhet të konfirmohet në zyrën e shërbimit të studentëve. Fletëpagesën  mund ta shkarkoni këtu

Studentët me vete duhet të kenë letërnjoftimin gjithashtu është obligative vendosja e maskës.

Fotografimi bëhet në Zyren e TI-së.