Njoftim për fotografim për ID kartelë për studentët e pranuar në UKZ në vitin akademik 2018/2019

14 Tetor, 2018

Njoftojmë studentët e pranuar në Universitetin “Kadri Zeka”, në vitin akademik 2018/2019 se fotografimi për ID-kartelë do të vazhdoj vetëm edhe të hënën më 15-10-2018 nga ora 09:00 deri 12:00.

Ky do të jetë afati i fundit për fotografim për studentët nga të gjitha fakultetet të cilët nuk janë paraqitur për fotografim në kohën e caktuar.

Studentët të cilët nuk i respektojnë afatet për fotografim konsiderohen që kanë hequr dorë nga studimet.

Studentët e pranuar nga viset shqiptare duhet të paguajnë semestrin e parë dhe me vete duhet të kenë fletëpagesën të cilën mund ta shkarkoni këtu

Studentët me vete duhet të kenë letërnjoftimin.

Fotografimi bëhet në Zyren e IT-së.